1 ton drogë e nisur nga Shqipëria, kapet jahti në ujrat greke (VIDEO)
Policia ka kapur një jaht me mbi 1 ton drogë, i cilimësohet të jetë nisur nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, në jaht ndodheshin plot 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë. Si pas kalimit të teritorit grek, destinacion ishte Turqia, ku dhe do të shkëmbehej me heroinë të pastër.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin jaht në momentin e kapjes.

Policia greke po heton nëse kapja e këtij jahti ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër jaht i quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.

Bëhet me dije se jahti i kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.


Shtuar më 23/08/2019, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori