1 Qershori, CRCA: Fëmijët e pambrojtur nga pedofilia e varfëria
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri në ditën ndëkombëtare të fëmijëve shpreh shqetësim mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.


Nëpërmjet një deklarate për mediat, CRCA, u kërkon politikanëve shqiptar të deklarojnë se çfarë kanë bërë për fëmijët dhe si i kanë mbrojtur të drejtat e tyre.

“Sot fëmijët anembanë Shqipërisë, sidomos fëmijët e varfër, fëmijët që jetojnë me ndihmë ekonomike, që janë të braktisur e të neglizhuar nga familjet e tyre, fëmijët që për të mbijetuar lypin, vjedhin apo shesin trupin e tyre. Legjilacioni shqiptar paraqet mangësi serioze për mbrojtjen e fëmijëve nga pornografia. Pornografia e fëmijëve, përfshi edhe atë në internet, është një fenomen i ri në Shqipëri dhe kjo kërkon përmirësimin serioz të kuadrit ligjor. Çdo vit, numri i përdoruesve të Internetit rritet me 300 përqind, e kësisoj rriten edhe rreziqet e mundshme nga përdorimi jo në mënyrë të sigurt të internetit. Gjatë vitit 2011 pranë ALO 116 janë referuar 16 raste ku fëmijët janë ndeshur me postime të pahijshme, me kërcënime, ofendime, shantazhe dhe ftesa për tu bërë pjesë të faqeve me përmbatje pornografike. Dita ditës numri i rasteve të raportuara shtohet, tregues ky që fëmijët shqiptare po ekspozohen cdo ditë e më tepër ndaj pornografisë, sidomos asaj në internet. Dështimi i Parlamentit Shqiptar për adresimin e këtij fenomeni në ndryshimet e fundit të Kodit Penal, vetëm ka rritur mundësitë që fëmijët të jenë akoma më të rrezikuar për t’u bërë viktima të shfrytëzimit për qëllime seksuale", thuhet në në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2012, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori