Pas 1 ore diskutime, ka përfunduar takimi mes kryedemokratit Basha dhe
ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.
Takimi u zhvillua në ambientet e selisë blu, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.
Gjithashtu të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësuesit e opozitës në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Në takim kryedemokrati i ka bërë të ditur
ambasadorëve qëndrimin se opozita nuk do të tërhiqet për koalicionet si dhe kërkoi mbështetjen e tyre për respektimin e Marrëveshjes së 5-Qershorit.
Shtuar më 15/09/2020,
ora 16:40