1 milion euro pasuri ia lë Kavajës
Shtetasi Shyqyri Jaho, një qytetar i Kavajës, i ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në Romë të Italisë në testamentin e tij, çdo pasuri që ka, shtëpinë e tij në qendër të Romës, por edhe një dyqan po në qendër të kryeqytetit italian, ia ka lënë qytetit të Kavajës.

Bëhet fjalë për një pasuri që vlen sipas avokatit, nga 800 mijë deri në 1 milionë euro. Këtë histori e ka publikuar gazeta Shqiptarja.com e cila në Kavajë, këto ditë është bërë shumë e përfolur.
Shtuar më 01/05/2012, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori