1 milion euro heroinë nga Irani, shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Greqi
Mediat greke vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi arrestimit të një bande, të përbërë kryesisht me shqiptarë, të cilët trafikonin heroinë, me origjinë nga Irani.

Filiali për Krimet e Drogës në Athinë sqaron për median greke “Kathimerini” se në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Edhe një i pestë u arrestua dhe ai njihej me pseudonimin “Monti”. Pikërisht “Monti” u mbajt në paraburgim në Larisa.

Në vendet e fshehta të trafikantëve janë gjetur 44 kilogramë heroinë e pastër, si dhe një substancë e cila është shqetësuese. Sipas kreut të Drejtorisë së Sigurisë së Attikës, Giorgos Canellos, të ardhurat e vlerësuara të organizatës do të kalonin mbi një milion euro. Operacioni u zhvillua nga blutë e Greqisë në disa shpella, si zona të braktisura.

Shef i grupit të trafikantëve besohet se është një shqiptar 53 vjeç. Përveç kësaj, dyshohet se ka pasur persona që nga burgu kanë drejtuar trafikantët në rrugën e tyre. Shkatërrimi i grupit zuri vend gjerësisht në mediat helene.
Shtuar më 25/04/2019, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori