Van Dijk: Nuk më intereson nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, nuk do e shoh më turneun

Çerekfinalja e Argjentinës kundëar Holandës ishte një ndeshje për t’u admiruar. Një lojë që realisht i kishte të gjitha dhe fitues në fund me anë të penalltive ishte Argjentina.

Mbrojtësi i kombëtares holandeze, Virgil van Dijk ishte i pari për skuadrën e tij që ekzekutoi penalltinë, ku Emi Martinez e priti.

Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk u pyet nëse Argjentina do ta fitojë Botërorin dhe ai u përgjigj: “Nuk më intereson më. Nuk do ta shoh më.”

Ndeshja mes dy skuadrave ka pasur shumë tension, ku lojtarët e të dyja skuadrave po bëheshin gjithnjë edhe më nervozë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 11:56