FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
1 kg kokainë nën çatinë e makinës, kapet shqiptari (VIDEO)
Pëlqej
Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore në Modena pasi në makinë i është gjetur rreth 1.2 kilogram kokainë.

Ndalimi i korrierit shqiptar erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar të pasdites së djeshme. Pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme.

Kjo gjë u ngjalli dyshime dhe kontrolli i kryer zbuloi në çatinë e makinës sasinë prej 1,184 kg kokainë.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false.

Ai u arrestua për mbajtje dhe trafikim lëndësh narkotike.
Shtuar më 13/06/2018, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori