Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme ndërsa si pasojë, një person ka
humbur jetën dhe katër të tjerë janë
plagosur.
Aksidenti i parë ndodhi në unazën e re të Tiranës kur një motor ka përplasur dy gra duke u shkaktuar atyre plagë të rënda.
Më pas motorri është larguar nga vendngjarja, teksa mjetet e rastit dërguan dy gratë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë, identiteti i të cilave ende nuk bëhet i ditur.
Gati në të njëjtën kohë një aksident i rëndë ndodhi në aksin Prrenjas-Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka
humbur jetën një 67-vjeçare dhe janë
plagosur dy drejtuesit e
mjetit.
Viktima mësohet se është Hanide Bajlozi, e cila udhëtonte me djalin e saj Sotir Bajlozi, i cili mbeti i
plagosur nga
aksidenti. Ndërkohë që, i
plagosur është dhe drejtuesi i
mjetit tjetër Alket Spaho.
Shtuar më 19/10/2013,
ora 21:34