1 ditë i humbur, gjendet i mbytur 65-vjeçari në Maliq
Pëlqej
Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë).

Policia bën me dije se 65 vjeçari me inicialet G.M, banues në Podgorie-Maliq, vuante nga depresioni.

Nga të dhënat e para dhe ekspertiza e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2018, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori