1 200 policë dhe qindra forca speciale, Garda blindon Kuvendin
1 200 forca rendi janë angazhuar për protestën e nesërme të opozitës, e cila pritet që të mos jetë edhe aq paqësore duke parë reagimet e fundit të liderëve të saj.

Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit do të jenë punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të berë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës.

Për këtë arsye nesër do të ketë kontroll të rreptë për këdo që do të futet në ambientet e brendshme të Parlamëntit.

Garda ka kërkuar gjithashtu nga gazetarët dhe operatorët që do të jenë të pranishëm që të pajisen me maska kundër gaz pasi ka shumë gjasa që të përdoret gaz lotsjellës nëse protestuesit do të tentojnë të futen në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori