Xhelal Mziu zgjidhet kreu i PD në Kamzë
Pëlqej
Ndërsa ka marrë 255 vota nga 308 delegatë, Xhelal Mziu është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kamzës. Me një shumicë votash, procesi i votimit ka nxjerrë fitues Mziun.

Duke vlerësuar punën e bërë nga struktura e PD Kamëz, kryedemokrati Basha ka thënë ndër të tjera se Kamza është një akademi për Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Mziu ka theksuar progresin e jashtëzakondshëm për sa u përket anëtarësimeve në PD dhe strukturës së konsoliduar të saj në Kamëz.

“Në vitin 2013, ne arritëm që falë angazhimit të strukturës të PD, ta thellonim akoma më tepër rezultatin, për shkak se Kamza jo vetëm që është bastion i Partisë Demokratike, por edhe për shkak të punës së përkushtuar të strukturës së PD-së”, deklaroi z. Mziu.

“Në këtë proces zgjedhor, ne arritëm ta riformatojmë Partinë Demokratike dhe sot ajo numëron më shumë sesa 8700 anëtarë të saj, nga të cilët më shumë sesa 45% të tyre, janë prurje të reja ose pranime të reja në Partinë Demokratike.

Struktura e PD është një strukturë e gatshme për t’u përballur me Partinë Socialiste dhe për ta theluar akoma më tej rezultatin në zgjedhjet e ardhshme”. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori