Vjedhja në BSH, vetëdorëzohet ish drejtori i Thesarit
Pëlqej
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vetëdorëzuar në polici, ish-drejtori i Thesarit, Dorian Çollaku. Ky i fundit akuzohej për "shpërdorim detyre", në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja, në Bankën e Shqipërisë.

Vetëdorëzimi i tij ka ardhur pasi dje në mbrëmje, Prokuroria e Përgjithshme lëshoi një tjetër urdhër ndalimi për ish-drejtorin e emisionit të parasë në Thesarin e Shtetit në Linzë.

Me ndalimin e tij, shkon në dhjetë numri i personave të ndalur, që dyshohet të jenë përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë. /albeu.com/


Shtuar më 06/08/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori