Në një intervistë të dhënë për "Panoramën", ish-Presidenti Rexhep
Meidani, u është bashkuar zërave që kanë folur deri tani për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.
Në reagimin e tij, ai ka thënë se guvernatori Ardian
Fullani duhet të japë dorëheqjen.
Në lidhje me këtë
skandal, ai e konsideron një 'dëshmi tronditëse për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, që mezi
shtyjne muajin me paratë e fituara me mund e djersë'.
Sipas tij, një vjedhje e këtyre përmasave në institucionin më të madh financiar në vend, është një
skandal që duhet të vijohet me largimin e kreut të BSH. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014,
ora 10:49