Vjedhja e Thesarit, policia prangos edhe Shefin e Arkës Stok
Pëlqej
Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe personin e gjashtë në kërkim për vjedhjen e Thesarit, Bashkim Xhilagën, Shefin e Arkës Stok dhe në Veprim në Bankën e Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme, policia ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, të implikuar në vjedhjen e Bankës dhe ka nxjerrë urdhër-arrestin dhe për një tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhej me dije.

Të akuzuar për "shpërdorim të detyrës", pesë të arrestuarit e tjerë janë: Myzejen Myslym Belba, Lavdim Zenel Cani, Dhimitër Gjergj Davidhi, Petrit Halim Ramohitaj dhe Liljana Haqif Tusha. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori