Topi- Al-Saai: Thellim të bashkëpunimit ekonomik me Katarin
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi priti sot në një takim, me kërkesën e tij, Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Yousuf Bin Hassen Bin Yousuf Al-Saai, i cili e uroi Topin për 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë pasur gjatë periudhës së drejtimit nga ana e tij të shtetit shqiptar.

Topi vlerësoi lart ndihmën dhe mbështetjen e mbretërisë së Katarit për Shqipërinë, solli në vemendje vizitën e tij të suksesshme zyrtare në Katar si dhe shprehu të gjithë vullnetin dhe gadishmërinë për të punuar më tej në forcimin e bilancin pozitiv të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike, të turizmit dhe të infrastrukturës.

Më tej dy bashkëbiseduesit folën për aspekte të ndryshme të thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, për zhvillimet aktuale politike në Shqipëri, për synimet dhe vizionin e Frymës së Re Demokratike, si dhe për çështje të tjera në interes reciprok. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2012, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori