'Tezja' e kokainës, vizita në 4 kontinente brenda muajit
Vijojnë hetimet lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës ku si pasojë e një operacioni të policisë u arrestuan pak ditë më parë disa persona. Duket se Valentina Tufina, e njohur me nofkën "Tezja" dyshohet te ketë qenë edhe "truri" i këtij rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Në harkun kohor të më pak se një muaji ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dokumenton që 'GSH' disponon rezulton se inxhinierja kimiste, më datë 23 korrik 2013">2013, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Sllovenisë. Kohëzgjatja e udhëtimit, 1 orë e 20 minuta. Po atë ditë, në fluturimin e saj tranzit, ka udhëtuar nga Lubjana, Slloveni në drejtim të Gjermanisë, ku është ndaluar në aeroportin e Mynihut. Të nesërmen, më datë 24 korrik 2013">2013, Valentina Tufina ka udhëtuar nga Gjermani në drejtim të aeroportit Beijing në Pekin të Kinës. Udhëtimi ka zgjatur 9 orë e 55 minuta.

Më 25 korrik 2013">2013, kimistja ka udhëtuar sërish. Nga aeroporti Beijing në Kinë, në drejtim të aeroportit Shangai Pudong, po të Kinës, udhëtimi ka zgjatur 2 orë e 10 minuta. Shangai Pudong, nuk ka qenë destinacioni final, pasi po atë ditë tranzit ka udhëtuar në drejtim të Melburnit në Australi. Udhëtimi ka zgjatur 10 orë e 55 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori