Tentoi të grabisë biznesmenin e famshëm, arrestohet shqiptari në Holandë (VIDEO)
Grabitësit kanë tentuar të dielën që të thyejnë shtëpinë e biznesmenit të famshëm, Hennie van der Most në Gorssel të Holandës.
Agjentët e policisë arritën të kapin një prej hajdutëve, kurse një person i dytë edhe pse u ndoq me helikopter nuk u kap dot.

Van der Most arriti të dallonte dy grabitësit nga kamerat e sigurisë ndërsa mbanin diçka në duar. Pas kësaj, ai lajmëroi menjëherë policinë, njofton Panorama.

Për të arrestuarin bëhet fjalë për një 44-vjeçar shqiptar që u kap i fshehur në pyll.

Grabitësit kanë tentuar të paktën katër herë të hyjnë në vilën e biznesmenit të njohur, por pa ia arritur dot qëllimit. /albeu.com/

Shtuar më 21/11/2016, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori