"Arrest me burg" për ish-drejtorin e Thesarit
Pëlqej
Update- "Arrest me burg" është masa e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, për ish-drejtorin e Thesarit në Linzë, Dorian Çollaku, i cili akuzohet për "shpërdorim detyre".

Seanca ka zgjatur vetëm disa minuta, teksa gjyqtarja Fida Osmani ka lexuar vendimin. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Çollakut ka deklaruar se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Dorian Çollaku u vetëdorëzua dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke u bërë personi i dhjetë i arrestuar për vjedhjen e 713 milionë lekëve, në Bankën e Shqipërisë, ndërsa janë nën hetim edhe pesë punonjës të tjerë.

Ndërkaq, Çollaku ka preferuar që të mos flasë. “Nuk kam dijeni për asgjë që ka ndodhur. Do flas në një moment tjetër dhe në prani të avokatit”, ka thënë ai, gjatë momenteve të shoqërimit nga ana e uniformave blu.


09:33 - Ditën e sotme pritet të jepet masa e arrestit për të arrestuarin e dhjetë, që akuzohen për vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve. Bëhet fjalë për Dorian Çollakun, ish-Drejtori i Thesarit në Bankën e Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë, Çollaku bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse, për funksionimin e Departamentit që drejtonte.

Që prej 1 janarit 2013 deri në mars 2014, ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar mundësi për abuzime. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori