Tahiri në Shkodër: Do vijoj luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Pëlqej
Gjatë një vizite të mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se objektiv i punës së tij mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nuk kam asnjë koment. Unë jam shumë i vendosur të bëj punën time dhe të vazhdoj luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha më tej ai.

Tahiri kreu një vizitë inspektuese në qarkun verior, i shoqëruar nga përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Clive Rumbold, Drejtori i Policisë Artan Didi dhe zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.

“Erdha në Shkodër, jo vetëm për të vlerësuar rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe për t’i nxitur që këto rezultate t’i konsiderojmë një pikënisje për rezultate më të mëdha në vijim”, tha ministri, pas analizës me strukturat lokale të policisë.

Sa i takon sezonit turistik dhe masave të ndërmarra nga ana e policisë, Tahiri tha se angazhimi i 100 % i efektivëve është njëra ndër to.

“Kemi thjeshtuar në maksimum procedurat për turistët që vijnë në Shqipëri, duke garantuar kufinj të hapur, por të sigurte për turistët”. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori