Shkatërrohet një parcelë me kanabis në Delvinë, policia nis hetimet
Pëlqej
Specialistë të Krimeve në Policinë e Delvinës, njoftojne se kanë shkatëruar një parcelë me kanabis.

Policia shton se parcela me drogë u zbulua në Delvinë, në vendin e quajtur “Fusha e hurmave”, ku gjatësia e bimëve kishte arritur deri në 80 cm.

Aty është gjetur edhe një gjenerator që furnizonte një pompë uji dhe një tub prej 40 m, që vadiste bimët narkotike.

Nga ana e policisë është duke u hetuar për kultivuesit e drogës. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori