Shkaktuan 4 mln $ dëm shtetit, paditen ish kreu i ALUIZNI-t Elbasan dhe 9 vartësit e tij
Pëlqej
Dëmi që i kanë shkaktuar shtetit është i madh, ndërsa dhjetë persona janë paditur, pasi kryer legalizime të jashtëligjshme.

Më konkretisht, ish drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan dhe nëntë përgjegjësa sektori, janë paditur në Prokurori pasi akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme, për 182 subjekte.

Ata i kane shkaktuar shtetit një dëm prej 412 milionë lekë, ose 4 milionë dollarë.

“Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 182 subjekte me diferencë në parcelat ndërtimore, brenda Studimit Urbanistik të Qendrës së qytetit Elbasan. Në zonat e gjelbëruara, pronë e Bashkisë Elbasan, brenda brezit mbrojtës të hekurudhave, brenda ose pranë vijës së ndërtimit të strukturës së rrugës dhe kanaleve kulluese, si dhe të pa deklaruara, me një dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 412 milionë lekë ose 4 milionë dollarë”, theksohet në njoftimin e KLSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori