E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Sherri në Kuvend, reagon Balla: Vepër e rëndë penale, Noka të dalë nga Kuvendi!
Pas pushimit të seancës plenare të kërkuar nga drejtuesja e sencës Valentina Leskaj për shkak të mos pranimit nga ana e Nokës për largimin nga parlamenti, ka folur për median Taulant Balla.

Sipas Ballës goditja me letër e deputetit Noka ndaj deputetit socialist Braçe është një vepër e rëndë penale si dhe mohoi akuzat e opozitës se ishte Braçe ai që e nisi debatin.

Balla vazhdoi duke deklaruar se e gjithë situata në Kuvend është një mbarsje me urdhër nga lart para protestës së 18 shkurtit të thirrur nga Partia Demokratike.

“Ka goditur nënkryetarin e grupit tonë parlamentar. Kjo nuk është vetëm thyerje e rregullores së kuvendit, por e quaj një vepër të rëndë penale, goditje për shkak të detyrës nga një deputet për një deputet tjetër. Nuk është e vërtetë ajo që thotë PD se reagimi i Nokës ka ardhur pas nxitjes nga Braçe.

Nuk kam parë ndonjë deputet që merr peng foltoren dhe pastaj thotë këtu do vijë të flasë vetëm Sali Berisha. Ikën deputeti dhe pastaj vjen Berisha. Kjo histori që këtu uzurpohet foltorja e kuvendit, që këtu goditen deputetët me grusht për shkak se është dhënë porosia nga Luli e Saliu që të mbarset klima politike për protestën e SHQUP-it kundër kësaj qeverie kjo është çështje e tyre, por këtu ta harrojnë që të shkelin rregulloren e kuvendit të Shqipërisë”, theksoi Balla.

Lidhur me rinisjen e seancës, Balla tha se nuk mund të ketë vijim normal të punimeve pa dalë Noka nga seanca. Ai i bëri thirrje kreut të PD-së që të heqë dorë nga urdhrat që deputetët të mos kthehen në kamikazë.

“Sa kohë që Noka nuk del nga seanca, sa kohë pas pak do mblidhet Byroja e Kuvendit nuk mund të ketë një vijim normal të punimeve. I bëj thirrje Lulzim Bashës, kryetarit de jure të PD-së, që të heqë dorë nga urdhrat, të ndikojë edhe de fakto tek Berisha që deputetët e PD-së të mos kthehen në kamikazë që zbatojnë urdhrat”, tha ai.

Sipas Ballës, gjithë kjo mbarsje bëhet për të fshehur çështje të rëndësishme që ne duhet të merremi këto ditë.

“E turpshme prirja e PD-së për të bojkotuar komisionin e reformës zgjedhore ku ne kemi bërë gati propozimet për të pamundësuar që gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të përfshihen në listat për deputetë”, tha ai.

Teksa u ndal tek kërkesa e PD-së për përjashtimin e Braçes nga seancat plenare, Balla theksoi se opozita mund të kërkojë për këdo.

Ndër të tjera ai shtoi se kur i ndërpritet fjala Berishës, ai e quan fyerje. “Për përjashtimin e Braçes do e kërkon dhe për mua po ashtu, Pasi kur Berisha merr fjalën jashtë çdo rregulloreje, fyen çdo seancë.

Fjala e një deputeti është jo më shumë se 10 min. Më thoni një herë të vetme që Berisha e respekton këtë kohë. Kur atij i thonë që zotëri nuk do flisni më, atij i duket fyerje”,- tha Balla./albeu.com/

Shtuar më 16/02/2017, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori