Sekuestrohen 150 rrënjë opium në Devoll, arrestohet një grua
Pëlqej
Nje grua ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli në banesë, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 150 rrënjë bimë narkotike opium në Devoll.

Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se kanë zbuluar 150 rrënjë bimë narkotike opium, në një banesë në fshatin Baban.

Lënda narkotike e opiumit është gjetur në banesën e Dallëndyshe Spahos, e cila është arrestuar. Jo vetëm kaq, por policia ka shoqëruar për ta marrë në pyetje djalin e saj, 16 vjeç. Po sipas policisë, bashkëshorti i Dallëndyshes ndodhet në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori