“Sali Berisha u bë president”, s’do ta besoni reagimin e kësaj gjyshje (VIDEO & FOTO)
Në “E diela Shqiptare” ka marrë pjesë një gjyshe e cila e ftuar nga nipi, Ndreca, i është bërë një rreng i vogël në studio.

Gjyshe Bardhe është 87 vjeçe dhe është në një formë të shkëlqyer fizike, ku çdo ditë mund të eci mbi 5 km.

Asaj i pëlqen të bëjë ligjin në shtëpi, të harxhojë gjithë ujin e dushit për t’u larë çdo mëngjes, të pijë të paktën një gotë raki dhe ka debulesë të veçantë për ish-kryeministrin e Sali Berisha.

Dhe pikërisht kjo “pikë e dobët” e gjyshës u shfrytëzua nga nipi i cili bashkë me stafin organizuar një rreng.

Në studio u fut Drini, prezantues i lajmëve dhe lajmëroi se Presidenti Nishani ka dhënë dorëheqjen dhe Salo Berisha është bërë president.

Ky lajm pavarësisht se nuk ishte i vërtetë ka lumturuar shumë gjyshen.

Ardit Gjebrea: I dëgjove lajmet? Berisha na u bë president.

Gjyshe Bardhe: Po, ishalla! Zoti e ruajtë! Jam shumë e lumtur se është shumë i mirë.

Ardit Gjebrea: Më thuaj emrin e një presidenti tjetër në Shqipëri?

Gjyshe Bardhe: Për zotin, nuk mbaj mend gjë. Vetëm Sali Berishën mbaj mend.”

Por nuk përfundoi me kaq, Ndreca u shpreh se e kishte ftuar në studio për ti treguar gjyshes së tij se do të ndyshonte emrin, pasi ai aktual i krijonte shumë pengesa në jetën e tij sociale. Dhe emri që kishte menduar ishte Edi.

Kjo nuk i pëlqeu aspak gjyshes e cila refuzoi dhe i tha se ajo do të vazhdonte ta thrriste Ndrec dhe kurrsesi me atë emër, kjo për faktin se është emri i kryeministrit akutual./albeu.com/

“Sali Berisha u bë president”, s’do ta besoni reagimin e gjyshes

Shtuar më 12/03/2017, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori