Rikthehen në detyrë 22 efektivë të Policisë Rrugore
Pëlqej
Policia Rrugore ka rikthyer në punë 22 efektivë të larguar disa ditë më parë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në radhët e efektivëve që janë rikthyer sërish në punë është edhe efektivi Abdyl Çela.



Ai ka pohuar për “Gazeta Shqiptare” se ka rifilluar punë që në datën 24 shtator, ndërsa urdhri për rikthimin e tij në punë, është dhënë tre ditë më pas. Sipas këtyre burimeve, Drejtoria e Standarteve pasi ka parë dosjet e efektivëve të larguar nga puna, ka konstatuar se në dosjet e 22 efektivëve nuk janë parë shkeljet për të cilat ata u larguan nga detyra. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori