Revoltohet Ndoka: Meta, padron i Kuvendit
Pëlqej
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar Nard Ndoka në lidhje me Ilir Metën, duke e cilësuar si padron i Kuvendit, ku sipas tij nuk e ka lënë të fliste.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka akuzuar kryeparlamentarin Ilir Meta, se e ka kthyer Kuvendin në pronë private.

Sipas Ndokës, ditën e sotme Ilir Meta i ka hequr të drejtën e fjalës në Kuvend, duke e mbyllur seancën.

“Kuvendi si pronë private e Ilir Metës. Mazhorancë në kaos, mungese respekti për ligjin, për rregulloren e Kuvendit, për opoziten, për deputetin.

Sa keq, sa turp! Sot shkova në Kuvend, jo per të thyer bojkotin e opozitës, por për të mbajtur një deklarate dhe për të bërë një propozim për ngritjen e një Komisioni Parlamantar “Për kordinimin ndermjet institucioneve dhe protokollit te shtetit, te Kishës Katolike Shqiptare dhe Vatikanit”, mbi viziten e Papa Franceskut në vendin tonë.

Megjithse isha deputeti i vetem opozitar ne salle, megjithse u regjistrova për të mbajtur fjalën sipas rregullores së Kuvendit, megjithse kam të drejtën time ligjore për të marrë fjalën, kjo per fatin e keq nuk ndodhi!

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili mendon dhe vepron si padrino i Kuvendit, në menyre te papritur mbylli seancën parlamentare duke me hequr mundësinë e fjalës.”

Kreu i Demokristianëve e cilëson këtë veprim të Metës si arrogant, ndonëse ai shprehet se është kundër bojkotit.

Megjithse unë personalisht dhe partia që drejtoj jemi kundër bojkotit, veprimi arrogant i Ilir Metes, të bind se kjo mazhorancë nuk e njeh opozitën si partnere dhe vlerë politike në demokraci, nuk respekton fjalën e lirë, nuk respekton ligjin dhe Kushtetutën, por sillet me psikologji dhe mentalitet totalitarist dhe të rrezikshëm. Kjo nuk është një mënyrë për të pritur Atin e Shejtë, i cili vjen në Shqipëri për të sjellë paqe, bashkëpunim e solidaritet midis njerëzve me besime dhe bindje politike të ndryshme. Zoti e faltë Metën edhe për këtë mëkat të radhës!”, thuhet në reagim. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori