Reeker në repartin Delta Force: Përparime në fushën e sigurisë
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Tiranë, Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka vizituar sot bashkë me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka njësinë e lëvizjes territoriale Delta Force në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Reeker vlerësoi arritjet e Shqipërisë, përsa i përket modernizimit të policisë, cilësisë së saj, sidomos në luftën kundër trafiqeve.

Ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Afganistan dhe Irak, dhe siguroi se SHBA do të jenë partneri kryesor i Shqipërisë. Ndërsa ministri Noka në fjalën e tij tha se prioriteti i qeverisë shqiptare ishte vendosja e plotë mbi kufijtë dhe shndërrimi i Shqipërisë në një vend të sigurtë dhe faktor stabiliteti në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori