Rama publikon listën për 403 vende pune brenda qeverisë së tij
Janë plot 403 vende të reja pune të publikuara nga ministritë e ndryshme dhe nga Këshilli I Ministrave.Edhe pse një pjesë e tyre janë tashmë të zëna, njoftimet në faqen e Departamentit të Administratës publike vijojnë që të shfaqen, kjo edhe për të respektuar procedurat lligjore të konkurseve. Ng një hulumtim i bërë nga Portali Albeu, rezulton se numrin më të madh të vendeve të lira e ka Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e drejtuar nga ministria Eglantina Gjermeni. Vetëm nga ky dikaster janë publikuar 43 vende të lira pune. Jo pas mbetet edhe vetë Kryeministria. Janë 27 vende të reja pune të shpallura bosh në Këshilline Ministrave. Ajo që bie në sy është se në Ministrinë e Jashtme nuk është shpallur asnjë vend vakant, edhe pse burime nga ky institucion bëjnë të ditur se ka pasur një sërë lëvizjesh. Po ashtu, disa ministri kërkojnë vetëm Sekretarë të Përgjithshëm për institucionin. /Albeu.com/

Lista e ministrive dhe numri i vendeve të lira:

Kryeministria 27
Ministria e Financave 15
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 31
Ministria e Arsimit dhe Sportit 16
Ministria e Punëve të Jashtme Nuk ka shpallje të reja për këtë Institucion
Ministria e Integrimit Evropian 23 Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 1
Ministria e Mjedisit 17
Ministria e Mbrojtjes 32
Ministria e Punëve të Brendshme 19 Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 17
Ministria e Kulturës 28
Ministria e Drejtësisë 46
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 27
Shtuar më 23/02/2014, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori