Rama: Era e Rilindjes do hapë rrugën e Arbrit
Vota e 23 qershorit për kryesocialistin Edi Rama është një votë për të vendosur qytetarët se në çfarë Shqipërie duan të jetojnë. Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme në Bulqizë, Rama u shpreh se ne kete date nuk vendoset nese do të fitojë Berisha apo Rama por a do të vazhdojë rrënimi apo do fillojë rilindja.

"Nuk duhet të vendosni a do fitojë Sala apo Edi por a do të vazhdojë rrënimi apo do fillojë rilindja. Shqipëria duhet të vendose se kur ju bie sëmundja në shtëpi dhe kur janë të papunë, të gjithë ata që nuk kanë lekë të vendosin nëse do vazhdojnë me shërbim shëndetësor me lekë apo falas. Turp është ta themi në shekullin e 21 në vitin 2013 të vendosi a do vazhdojë pa ujë për të pirë e për të vaditur tokën, apo do cojë ujë në cdo rubinet e parcelë, a do ta lërë fshatin në rrënim apo do fillojë rilindjen duke rilindur fshatin. Do vendosi të vazhdojë të mbytet Shqipëria nga plehrat apo do bëhet vendi i bukur dhe i ndershëm që gjithë shqiptarët meritojnë”, tha ai më tej.

Duke folur për ndihmën ekonomike, Rama u shpreh se ajo është një lak në fyt që ju ka vënë qeveria. Sipas tij, banorët që marrin ndihmë ekonomike nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, pasi nuk iu ofrohet asnjë mundësi punësimi.

“Ndihma ekonomike iu është vënë si lak në fyt qytetarëve. Ne do ti japim fund këtij turpi që nuk ka fjalë për tu përshkruar, kësaj loje të ndyrë. Askush nuk iu ofron punë jo se nuk duan të punojnë. Programi ynë i Rilindjes ndihmën ekonomike do ta shndërrojë nga lëmoshë për të mbajtur peng të varfërit, në një formë për punësimin e të gjithë atyre që duan punë”, tha ai më tej.


Rama nënvizoi më tej, se Rilindja Kombëtare do shpëtojë këtë zonë nga izolimi duke ndërtuar rrugën e Arbrit.
/albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori