Prokuroria: Cane tha se “vajza s’ka nevojë për ilaçe, vetëm për seks”
Pëlqej
Përgjimi i bisedave telefonike dhe ambientale, mes Elvira Gegës dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, protagonist i skandalit seksual, janë prova më e fortë që do të përdoren sot në gjykatë, për ta lënë prapa hekurave sekretarin e deputetit.

Në dosjen e Prokurorisë të zbardhur nga GSH, thuhet se
pasi Cane mori vesh për denoncimin e gruas i ka kërkuar asaj që ta takonte urgjent, pasi është vënë në dijeni të faktit se ishte përgjuar.

Dosja

Më datë 16.08.2014 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë shtetësja E. G. Ajo ka depozituar një kallëzim me gojë para policisë gjyqësore, duke sjellë fakte dhe rrethana në ngarkim të shtetasit A. Cane, i cili kryente detyrën e përfaqësuesit të deputetit të Sarandës, pikërisht në këtë qytet. Ajo ka pretenduar se ky shtetas, në këmbim të një pune, kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe vajzën e saj të mitur, pra i dyshuari kishte konsumuar elementë të veprës penale të "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal. Ajo ka kallëzuar se, për shkak të kushteve ekonomike të vështira ka vajtur të kërkojë punë tek zyra e deputetit të zonës Sarandë.

Aty ka kontaktuar shtetasin e quajtur Agron Cane, i cili njihet me këtë emër, por që në dokumentet zyrtare figuron me emrin Andon Cane. Këtë shtetas kallëzuesja e ka kontaktuar pas muajit shtator të vitit 2013 dhe në vazhdim. Ajo i ka bërë prezent problemet e saj familjare, duke i kërkuar një punë të çfarëdoshme, mjaftonte të ushqente fëmijët jetimë. Kallëzuesja pasi ka aplikuar pranë zyrës së deputetit të Sarandës ka mundur të sistemohet në një vend pune si punëtore dhe pastruese në objektet, pronë të shtetasit K. L., ku ka punuar pranë kësaj firme për rreth shtatë muaj. Para rreth një muaji, kallëzuesja, për shkak të disa problemeve familjare që lidhen me shëndetin e saj dhe të një vajze, por dhe të natyrës së vështirë të punës, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës. Kallëzuesja ka pohuar se gjatë kohës që ka punuar pranë ambienteve të firmës së shtetasit K. L., nuk është ndjerë mirë, për shkaqe shëndetësore, por dhe për faktin se puna që bënte ka qenë e rëndomtë, ndaj pothuajse çdo javë ka takuar shtetasin A. Cane, për t'i kërkuar një punë më të mirë dhe me pagesë më të lartë. Ajo ka kërkuar të takohet edhe me deputetin e zonës, por i dyshuari i ka thënë se 'mos kërko të takosh deputetin se do të të ndihmoj unë personalisht' dhe në këmbim ka kërkuar marrëdhënie intime, por që ajo shmangej. Sjellja e tij ka vazhduar për një periudhë rreth 6 (gjashtë) muaj. Para afro një muaj, në momentin që kallëzuesja ka lënë punën tek firma e shtetasit K. L., së bashku me vajzën kanë shkuar dhe takuar shtetasin A. Cane tek zyra e deputetit. Ai ka pyetur vajzën për moshën, shkollën, dhe si shkonte me mësimet. Vajza, pas pak minutash nga kjo bisedë, ka dalë jashtë, ndërsa kallëzuesja sërish i ka kërkuar A. Canes t'i gjente një punë më të përshtatshme. Ai i ka premtuar se do t'i gjente një punë të përshtatshme. Ai i ka thënë se "ti paske një shans më të madh për të fituar një vend pune dhe për të marrë shtëpi nga shteti, gjë të cilat i kam unë në dorë". Në këmbim të punës dhe shtëpisë që do t'i siguronte, kallëzuesja duhet t'i përgatiste vajzën për ta bërë ai grua. Ajo është shokuar nga kërkesat e të dyshuarit dhe i ka thënë se "si mund të ma kërkosh gjënë më të shtrenjtë që kam?". Ai i ka thënë se, "më mirë të kryejë marrëdhënie me mua, se jam i pjekur, sesa me një djalë të papërgjegjshëm". Ajo është larguar nga zyra dhe është takuar me vajzën e saj që e priste jashtë. Vajza e ka pyetur nënën se "përse je mërzitur kaq shumë?". Ajo i ka thënë se ka ankth për punën, pra nuk ia shpjeguar vajzës bisedën e bërë me të dyshuarin. Pas disa ditësh nga biseda e fundit, kallëzuesja është telefonuar nga shtetasi Agron Cane në numrin e telefonit celular dhe në fillim e ka pyetur për shëndetin e vajzës. Më pas i ka thënë "hajde pak tek zyra ime të flasim më shtruar". Ajo ka vajtur tek zyra e shtetasit A. Cane dhe këtë radhë kishte marrë me vete edhe vajzën e vogël, 6 vjeçe. Ai i ka thënë se, "përse nuk e ke marrë vajzën me vete?" Ajo i ka thënë se "nuk ecën dot gjatë". Ai i ka thënë se "vajza nuk ka nevojë për ilaçe, por ka nevojë vetëm për marrëdhënie seksuale, sepse është e zhvilluar, ka hormone"...
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori