Uniformat blu kanë vënë në
pranga një 30 vjeçar, pasi akuzohet për "tentativën e
vjedhjes", në një
objekt kulti
fetar. Tashmë është arrestuar në flagrance shtetasi V. Goxha, 30 vjeç me banim në Durrës, pasi është kapur në ambjentet e brendshme të Tylbesë në Tehqenë e fshatit Suke në Përmet.
Të njëjtat burime shtojnë se në momentin e kapjes, në cilësinë e provës materiale këtij personi i'u sekuestrua një çelës
hidraulik i llojit papagall, me të cilin dyshohet se ka realizuar thyerjen dhe hapjen e dritares së Tehqesë.
Materialet hetimore, i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetim të mëtejshëm, ndërsa 30 vjeçari do t’i nënshtrohet hetimit për akuzën e "
vjedhjes së mbetur në tentativë". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014,
ora 09:15