Në kuadër të hetimeve që zgjasnin prej kohësh, nga ana e policisë është arritur që të kapet personi i katërt i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës drejt Italisë. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Bledar Osja, i dyshuar si i përfshirë në
trafikimin e mbetur në tentativë të afro 1 ton canabis sativa.
I riu mendohet se ka bashkëpunuar me tre të tjerë për
trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë. Tashmë ka filluar procedimi penal dhe po punohet për kapjen e Ndoc Dedës 42 vjeç, banues në Shkodër,
pronar i firmës “Eni-D-Shpk”; Faik Hasani 43 vjeç, banues në Milot, Kurbin,
pronar i firmës “Togu-2014 Shpk” dhe Kristian Brigja, 24 vjeç, banues në Baks–Rrjoll, Shkodër. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2015,
ora 12:00