Plagos me armë 17 vjeçaren në shkollë, policia kap autorin
Pëlqej
Update- Kapet autori i plagosjes së 17 vjeçares në shkollë. Policia e Vlorës bën me dije se nxënësi Aldo Arshiaj është kapur në fshatin Gjormë.

Uniformat blu ende nuk bëjnë me dije shkaqet e plagosjes, teksa në një kohë fare të shkurtër kane bërë të mundur prangosjen e autorit.

11:10-Për shkaqe ende të panjohura, një 17 vjeçare është plagosur sot në shkollë me një plumb në shpatull, nga një person i cili tashmë është vënë në kërkim.

Policia ka indentifikuar autorin, i cili është edhe djali i një prej mësuesve që japin mësim në shkollë. Mesditën e sotme, autori i dyshuar Aldo. A, nxënës i shkollës së mesme të fshatit Gjormë në Vlorë, ka goditur me pistoletë bashkëmoshataren e tij 17-vjeçare, E. Tota. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit.

Vajza e cila është jashtë rrezikut për jetën, është transportuar me urgjencë në spital. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori