PD reagon për vjedhjen e BSH-së: Para drejtësisë shkelësit e ligjit
Pëlqej
Përmes zëdhënëses Laura Vorpsi, PD ka reaguar në lidhje me skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve, në Bankën e Shqipërisë.

“Inkurajojmë organet e drejtësisë, të kryejnë hetimet e plota dhe të gjithanshme dhe të nxjerrin para drejtësisë, të gjithë shkelësit e ligjit.

Ky është një rast i rëndë, pas vjedhjes së floririt grabitësit godasin sërish. Sistemi bankar ka nevojë të reformojë procedurat e sigurisë dhe përzgjedhjes së burimeve njerëzore.

Ne inkurajojmë organet e drejtësisë, të bëjnë pa vonesë punën e tyre për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien para përgjegjësisë penale dhe ligjore të pergjegjësve, pa përjashtim.

Banka e Shtetit është pjesë e sigurisë kombetare. Lojërat për kapital politik, janë të papranueshme për ne”, thuhet në deklaratën e PD-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori