PD nuk bëhet pjesë e reformës në drejtësi
Pëlqej
Deputeti demokrat Edi Paloka akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta se ndryshim i hartës zgjedhore është bërë sipas interesave ekonomike dhe politike të tyre.

“Ne e kemi bërë të qartë se kjo vetëm reformë nuk mund të quhet kjo është ndryshim i hartës zgjedhore sipas interesave ekonomike dhe politike të Ramës dhe Metës, që e kanë ndarë Shqipërinë sipas orekseve të tyre. Me këtë hartë, jo se nuk do hyjë PD në zgjedhje, por me këtë hartë nuk do të ketë zgjedhje. Me ketë hartë, pushteti lokal nuk mund ti falet Ramës dhe Metës në këtë mënyrë. Të ulen dy vetë në tavolinë dhe të vizatojnë një hartë për të ndarë tortën mes Ramës dhe Metës, kjo nuk mund të ndodhë ne do ndjekim të gjitha hapat politik dhe ligjor që kjo të mos ndodhë. Reforma në drejtësi, si të ashtuquajtura reforma të tjera, nuk është gjë tjetër veçse rrëmbim i kompetencave, siç ndodhi me presidentin, KLD etj, dhe synimi është vetëm një që Rama dhe Meta të kenë në duart e tyre gjithë drejtësinë. Nuk mund të bëhemi pjesë as e atij komisioni as ndonjë tjetri fantazmë që synon ti hedhë hi syve shqiptarëve”- thekson kreu i grupit demokrat.

Me tej kreu i grupit parlamentar demokrat thotë se nëse kreu i qeverisë nuk reflekton, opozitën do e ketë jashtë Kuvendit edhe në vjeshtë.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, në një Parlament ku opozitës me të gjitha mënyrat përpiqet ti mbyllet goja, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për të drejtat kushtetuese të opozitës, por me urdhër të Ramës opozitës edhe fizikisht përpiqej ti mbyllej goja, ne ishim në dileme duke rrezikuar ta çonim parlamentin në një situatë deri në përplasje fizike dhe gjakderdhje. Ne u gjendëm në këto kushte dhe morëm vendimin të dalim nga Parlamenti. Nëse Rama nuk reflekton ne do e bëjmë opozitën me forma të tjera. Por, vendimet do të merren hap pas hapi”, - sqaron Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori