PD: Kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit me diplomë false
Pëlqej
Duke i'u referuar mbylljes se universiteteve, PD ka denoncuar kryekontrolloren e kritereve për universitetet se është pa doktoraturë. Me anë të një dalje për mediat, koordinatori i PD, Ervin Salianji, përcolli disa shkrime të mediave franceze të cilat kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave.

"Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin.

Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej. Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.

Mediat e rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm.(Kemi këtu shkrimet e gazetave dhe mediave franceze, si dhe diplomen qe kryekontrollorja ka marre nga i denuari per mashtrim).

Kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, pra modeli i përsosmërisë në edukim sipas Edi Ramës, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës.

Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka. Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.

Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit. Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori