Operacioni “Krahsi” asgjeson 300 bimë kanabis, arrestohen 4 persona
Pëlqej
Në sajë të operacionit të koduar “Krahsi” të realizuar nga policia e Tepelenës, mësohet se katër persona janë arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim, sa i takon asgjesimit të drogës. Policia raporton se janë prangosur shtetasit Demo Shehu, Faik dhe Migel Qata( babë e bir) dhe Asan Ajdini, pasi i'u gjetën bimë narkotike.

Kështu Shehut i'u gjetën në parcelën e tij 22 bimë kanabis të mbjella mes perimeve. Në territorin e familjes Qata u gjetën dhe sekuestruan 22 bimë kanabis, ndërsa në afërsi të banesës së Ajdinit u gjetën 62 bimë narkotike.

Ndërkaq, policia shpalli në kërkim shtetasin B.Ramon, pasi ne nje parcelë i'u gjeten 91 bimë, E. Shehun pasi ne parcelë i'u gjeten 20 bimë dhe A.Hasën, pasi ne territorin e baneses i'u gjetën 42 bimë.

Sakaq, policia arriti të asgjesojë 300 bimë kanabis, ndërsa nisi procedim penal në gjendje të lirë për tre gra, për kundërshtim të punonjësve të policisë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori