Plas sherri me thika mes adoleshentëve, të tre përfundojnë në spital

Një sherr ka përfunduar keq mes adoleshentëve të cilët kanë plagosur njëri-tjetrin me thika.

Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur mbreme vone, ne lagjen nr.1, Durrës.

“Pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

NJOFTIMI

Më datë 10.06.2020, rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 06:26