Në pritje të vizitës historike të Papa Franceskut (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Vijojnë me ritme të larta përgatitjet për vizitën historike të 21 shtatorit ku Papa Francesku do të zbresë në Tiranë në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Europë.

Duke postuar foto gjatë inspektimeve të punimeve në Sheshin Nënë Teraza, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se vizita e papës në tiranë është një vizitë kuptimplotë për shqiptarët, rajonin por dhe Europën.

"1200 gazetarë të huaj dhe televizionet e mbarë botës do ta ndjekin këtë vizitë në vendin ku të krishterë e muslimanë jetojnë në paqe, pasi kanë kaluar përmes ferrit komunist dhe bashkarisht përpiqen si europianë t'i bashkohen Familjes Europiane me të drejta të plota." shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori