Në maj inflacioni llogaritet 1.6 %
Instituti i Statistikave publikoi këtë të hënë të dhënat për inflacionin gjatë muajit maj. Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 1,6 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Krahasuar me muajin maj 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,0 %, pasuar nga grupipije alkoolike dhe duhan” me 6,6 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shëndeti” me 5,3 % pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 2,8 %, “Komunikimi” me 1,2 %, etj.

Rritja vjetore në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,82 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 16,7 % dhe nëngrupit “zarzavate”
me 10,2 %. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 5,4 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 4,1 %, “kafe, çaj e kakao” me 2,3 %, “peshk” me 1,3 %, etj. Rritja e çmimeve të grupit “pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,24 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,5 %. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,39 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar me -0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi “veshje dhe këpucë” ka kontribuar me -0,14 pikë përqindje. Në muajin maj 2014 ndryshimi mujor i indeksit është -1,1 %. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me -0,89 pikë përqindje.
Shtuar më 09/06/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori