Në 2014, 140 laptop në vend të kompjuterave në Kuvend
Pëlqej
Gjatë vitit 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka programuar që 140 deputetët t’i pajisë me tableta elektronike ose laptop.

“Duke i’u referuar objektivave për vitin 2014 me investimet e parashikuara për blerje pajisjesh elektronike (tablet, laptop, të sugjeruara për këtë aktivitet) në sallën e seancave, realizohen dy objektivat kryesorë dhe sigurohet një sistem informatik më i sigurte”, thuhet më tej në raportin vjetor të Parlamentit, të publikuar në faqen e internetit.

Sakaq, sa i takon 140 kompjuterave që ndodhen në sallën e Parlamentit dhe 92 të tjerëve që gjenden në depo, propozohet që ato t’i kalohen administratës së Kuvendit dhe komisioneve të përhershme.

“Gjithashtu, me zëvendësimin e kompjuterave me pajisjet e reja për deputetët, kompjuterat e instaluar në sallën e seancave mund të kalojnë për të zëvendësuar kompjuterat e amortizuar të administrarës”, citohet në raport. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori