Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica
Mogherini u shpreh sot gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Europës Qëndrore (CEI), që zhvillohet në Vjenë se statusi
kandidat për Shqipërinë do të ishte njohje e drejtë e rezultateve të
reformave të ndërmarra.
“Shpresojmë që në qershor Këshilli i Evropës të vendosë pro Shqipërisë për dhënien e statusit
kandidat. Do të ishte njohja e duhur e
reformave dhe vullnetit politik të qeverisë për të shkuar përpara me bindje në rrugën e
reformave. Përpara këtij vullneti do të duhet një besueshmëri e BE-së, që të pranojë hapat përpara që po bëhen dhe t’i inkurajojë ato. Integrimi
evropian i vendeve të
Ballkanit Perëndimor është një interes themelor jo vetëm i rajonit, por edhe i Bashkimit
Evropian. Eshtë mënyra për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit, rritjes ekonomike dhe marrëdhënieve ekonomiko-tregtare në rajonin e
Ballkanit Perëndimor, që do të thotë edhe në pjesën tjetër të Bashkimit
Evropian”, - theksoi ministrja e Jashtme e Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2014,
ora 17:56