Ministrja Kodheli inspekton Shkollën e Trupës së FA në Bunavi (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo Shkollën e Trupës së Forcave të Armatosura në Bunavi të Vlorës.

Ministrja Kodheli është pritur nga shefi i Shtabit i kësaj njësie ushtarake, nënkolonel Vilson Bufazi, i cili e informoi atë mbi punën e bërë nga efektivi e shkollës për realizimin e detyrave dhe objektivave që kanë për këtë vit, për arritjet e shënuara gjatë procesit stërvitor, gjendjen e infrastrukturës dhe të bazës materiale që përdorin në këtë proces, si dhe me problematikat e vështirësitë që kanë dalë në praktikën e përditshme të punës.

Ministrja Kodheli, duke u njohur me këto probleme, shtroi detyra për rishikimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe për mundësinë e një ndërhyrjeje për përmirësimin e segmentit rrugor që lidh rrugën nacionale me këtë njësi ushtarake, duke kërkuar për këtë edhe projekt-preventivat përkatëse. Gjithashtu, ajo dha porosi, që gjatë aktivitetit ditor që zhvillojnë trupat ushtarake në këtë qendër stërvitore, të ketë sa më pak ndotje akustike me qëllim që të mos krijohen shqetësime për komunitetin e zonës përreth saj.

Më pas, ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo kanë parë nga afër ambientet e jetesës dhe infrastrukturën e kësaj njësie, si dhe janë takuar me personelin ushtarak e civil që shërbejnë në Shkollën e Trupës së Forcave tona të Armatosura.
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori