Meta thirrje deputetëve: Respektoni kodin e etikës
Pëlqej
Në nisje të sesiontit të ri parlamentar, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta bëri thirrje sot për një klimë më mirëkuptuese dhe për një etikë të re dhe përgjegjshmëri më të lartë të të gjithë aktorëve parlamentarë.


“Do të donim që të kishte frymë më bashkëpunuese në raport me opzoitën dhe shpresojmë dhe dëshirojmë që mungesa e dëshiruar e bashkëpunimit dhe dialogut që ishte evidente sidomos në fund të sesisonit të kaluar të zëvendësohet nga një klimë më mirëkuptuese duke nisur nga etika në sallën e parlamentit në komisione e aktivitetin parlamentar. Për këtë qëllim dua të falenderoj OSBE për përgatitjen e Kodit të Etikës. Besoj se edhe në emrin tuaj do të uroj që ky kod i ri etike të miratohet sa më shpejt dhe sesioni i ri të nisë me një etikë të re dhe përgjegjshmëri më të lartë të të gjithë aktoreëve parlamentarë. Kjo është e domodoshme për të evituar protagonizmat absurd që shmangiun vëmendjen nga fokusi i vërtetë që janë problemet dhe reformat sociale, ekonomia. Shpresoj që grupi parlamentar I LSI do të punoijë të jetë një faktr pozitivi dhe bashkëpunes të vazhdojë dialogun me të gjithë grupet e interesit dhe të nisë me nismat e reja që janë në profiling politik të kësaj force e cila nuk duhet harruar që pas kpak ditësh bën 10 vet.” u shpreh Meta gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori