Meta ne Berat : Kredi të buta për biznesin fason
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi një fabrike të prodhimeve fasone në qytetin e Beratit. I shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, dhe deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, z. Meta ka vizuar fabrikën e prodhimit intimeve për femra, “Berat Konfeksion”, fabrikë në të cilën janë të punësuara rreth 200 gra dhe vajza.


Në një prononcim për mediat e pranishme Meta deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka në qendër të vëmendjes çështjen e punësimit dhe në mënyrë të veçantë të mbështetjes së biznesit fason i cili është biznesi kryesor punëdhënës dhe punëofrues në vend në të cilin punojnë rreth 110 mijë gra dhe vajza sot në të gjithë Shqipërinë.

Lideri i LSI-së deklaroi se ky biznes është edhe një ndër faktorët kryesorë të eksporteve shqiptare duke përfaqësuar rreth 600 milionë dollarë eksporte dhe një burim shumë i rëndësishëm jo vetëm për punësimin por edhe për rritjen ekonomike me një impakt të jashtëzakonshëm social. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se dhënia e kredive të buta deri në 3%, për blerjen e makinerive prodhuese me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe në mënyrë të veçantë edhe për aplikimin e një skeme me grante për të gjitha bizneset të cilat do të kenë mundësi për të hapur të paktën 100 vende të reja pune, janë objektiv i rëndësishëm i LSI-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori