Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës, Xhepa:Fullani të japë dorëheqjen
Pëlqej
Ditën e sotme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për përgjegjësitë që duhen mbajtur lidhur me skandalin e vjedhjes së shumës prej 7.1 milionë dollarëve.

Burime zyrtare bëjnë me dije për gazetën “Panorama”, se në këtë mbledhje do të kërkohet edhe dorëheqja e Guvernatorit Ardian Fullani.

Sakaq, thirrjes për dorëheqjen e Fullanit i bashkohet edhe ish-deputeti i PD, Selami Xhepa.

“Struktura drejtuese ekzekutive, përtej përgjegjësisë ligjore penale që eshtë individuale dhe organet ligjore po e ndjekin, ka një përgjegjësi morale pasi ka cënuar kredibilitetin e një institucioni të rëndësie të veçantë për ekonominë dhe financat e vendit.

Një akt dorëheqje do të ishte një veprim normal në një situatë të tillë. Këshilli Mbikëqyrës nga ana tjetër nuk është strukturë ekzekutive dhe nuk mund të jetë përgjegjëse në asnjë rrethanë”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori