Një grup hetimor i përbërë nga prokurorë të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë dhe të Prokurorisë së Roterdamit në Holandë, do të merren me çështjen e vrasjes së trefishtë të ndodhur në bulevardin "Zogu I" në fund të muajit maj.
Në këtë ngjarje ku humbën jetën Mentor Lufi,
Durim Sulku dhe Gerti Goxhaj, sipas hetuesve e ka zanafillën në
vrasjen e mëparshme të Ilirjan
Sulkut në Roterdam të Holandës. Për shkak të lidhjeve mes dy ngjarjeve, është parë e arsyeshme që të ngrihet një grup i vetëm i përbashkët hetimor, në përbërje të të cilit do të jenë hetues nga të dyja palët.
Deri më tani sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë e mundur zbardhja e detajeve të reja në lidhje me
vrasjen e ndodhur në Roterdam të Holandës, ngjarje që u bë shkak për ekzekutimin e tre personave në Tiranë. Autorët e vrasjes së
Durim (Ilirjan)
Sulkut në Holandë kanë përdorur një makinë të vjedhur tip "BMW", e cila është gjetur nga Policia holandeze
"Kjo makinë tip 'BMW', që është përdorur në
vrasjen e
Durim (Ilirjan)
Sulkut, u gjet në një zonë të pjerrët pranë bregut të detit. Autorët kanë dashur ta hidhnin makinën në det, duke zbritur prej saj pasi e kishin përdorur në vrasje, por makina është fikur dhe ka mbetur pa rënë në det, pasi ishte lënë në marsh", thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas tyre, autorët e vrasjes së
Durim Sulkut kanë dashur të zhdukin në det armët dhe makinën e përdorur në kryerjen e vrasjes. Ndërkaq, Policia holandeze mendohet se disponon gjurmë gishtash të dy personave të arrestuar për
vrasjen e
Durim Sulkut në Tiranë. Gjurmët që mendohet se i përkasin Klejvi Doçit, janë gjetur pikërisht në makinën e përdorur në vrasje.
Një oficer kontakti i palës holandeze mësohet se ka qenë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hetimin e vrasjeve të ndodhura në Holandë dhe në Shqipëri, të cilat dyshohet se kanë lidhje me njëratjetrën. Rreth një muaj më parë, Policia holandeze solli në Shqipëri edhe anëtarët e tjerë të grupit të hetimit që kontaktuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Prokuroria është shprehur se ka dyshime të bazuara se shtetasit Markelian Doçi dhe Klejvi Doçi kanë marrë pjesë dhe kanë kryer në Holandë
vrasjen e
Durim Sulkut. Vrasja është kryer në shenjë hakmarrjeje për atentatin ndaj xhaxhait të tyre, viktimës Mentor Lufi(Doçi) në Tiranë, më datë 19.12.2014. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2015,
ora 11:03