Marrëveshja me CEZ, Mima: Qeveria përjashtoi nga negociatat Avokatin e Shqipërisë
Pëlqej
Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Florion Mima ka shprehur një tjetër shqetësim, në lidhje me marrëveshjen mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, ku sipas tij, nga kjo marrëveshje është përjashtuar Avokati i Shtetit.

“Opinoni publik po vihet në dijeni se Avokati i Shqiperise i kontraktuar nga shteti shqiptar në tetor 2012 është përjashtuar nga procesi i negociatave të mbajtura ndërmjet qeverisë Rama dhe kompanisë.

Rezultati i të ashtequajturave negociata, tashmë është i njohur për të gjithë shqiptarët”, tha Mima.
Sipas tij, ky avokat detyrohet të deklaroje se ai nuk është përgjegjës për marrëveshjen e negociatave, sepse janë berë pa praninë e tij.

“Në dokumentin e datës 31 dhjetor 2012 që në fakt është udhërrëfyesi kryesor për hapat që duhen ndërmarrë, hartuar nga ky avokat, thuhet se CEZ është përgjegjësja e vetme e dështimit të privatizimit, po ky avokat i sugjeron qeverise mbledhjen e provave për veprimet e paligjshme te CEZ.

Avokati ynë detyrohet të deklaroje në rregjistrin GAR se ai nuk është përgjegjës për marrëveshjen, se negociatat janë bërë pa praninë e tij. Ai deklaron se nuk ka të bëjë me këtë dakortësi të turpshme”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori