EMRAT/ Aksident në Berat, lëndohet nëna me fëmijën e mitur

Një aksident ka ndodhur sot në Berat, ku janë përplasur një mjet Mitsubishi me një Ford Focus. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar nëna së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, Edlira dhe Stivi Çallmori.

Ata janë dërguar në Spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore, kurse dy drejtuesit e mjeteve Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kane pësuar dëmtime. Në vendngjarje forca të shumta policie./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 15:21