Kreu italian i Antikorrupsionit: Politikanët italianë tundin diploma të blera në Shqipëri
Kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone duke folur me studentët e Universitetit të Firences ka marrë si shembull Shqipërinë dhe korrupsionin në universitete tona.

Në fjalën e tij ai nuk ka harruar që të përmendë dhe rastin kur politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat. Sipas tij janë këta njerëz që e mbajnë peng Italinë dhe që e induktojnë korrupsion në sistemin e saj.

"Kujtoj gjithmonë kur në parlament tundeshin diploma nga njerëz të cilët disa vite më parë kishin shkuar në Shqipëri dhe kishin blerë diploma. Kishte edhe nga ata që hidhnin monedha, por edhe ne e pamë se çfarë fundit kishin", u shpreh ai. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2015, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori